Ndërlidhjet

Djemtë e Mubarakut para gjykatës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Gjykimi për çështje të korrupsionit i dy bijëve të ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, pritet të nis gjatë ditës në Kajro, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Shtatë persona të tjerë thuhet se përballen gjithashtu me akuzat për asistimin e Ala dhe Gamal Mubarakut në manipulimin e stoqeve të bankave lokale për të bërë përfitime joligjore.

Nëntë të akuzuarit pritet të paraqiten para Gjykatës Penale në Akademinë Policore që ndodhet diku në rrethinën e Kajros.

Djemtë e Mubarakut u dënuan në muajin e kaluar për akuza të tjera-gjithashtu të ndërlidhura me korrupsionin.

Mubarak, 84 vjeçar, po vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi një gjykatë e shpalli fajtor rreth bashkëpunimit në vrasjen e protestuesve gjatë revoltave që çuan në dëbimin e tij nga pushteti.
XS
SM
MD
LG