Ndërlidhjet

Protestë e serbëve në veri të Mitrovicës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Disa qindra serb protestuan gjatë paraditës në veri të Mitrovicës për të shfaqur kundërshtimin e tyre lidhur me hapjen e Zyrës Administrative në atë pjesë të qytetit, njoftuan zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se protesta ka kaluar pa incidente.

“Në këtë protestë, e cila zgjati rreth 1 orë, çdo gjë përfundoi në mënyrë të qetë dhe pa incidente. Të tubuarit janë shpërndarë, ndërsa Policia e Kosovës e ka monitoruar për së afërmi këtë protestë, e cila u përmbyll pa ndonjë incident”, tha Hoti.

Ai shtoi se Zyra Administrative, deri në këtë moment, ende nuk është bërë funksionale, ndërkohë që nuk janë shënuar incidente tjera, të cilat në çfarëdo forme do ta cenonin ose rrezikonin sigurinë e përgjithshme në rajonin e Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG