Ndërlidhjet

Anan e Asad pajtohen për përfundimin e përleshjeve


Emisari ndërkombëtar për konfliktin në Siri, Kofi Anan

Emisari ndërkombëtar për konfliktin në Siri, Kofi Anan

Emisari ndërkombëtar për konfliktin në Siri, Kofi Anan, tha se është pajtuar me presidentin e Sirisë, Bashar Al Asad për qasjen rreth dhënies fund të dhunës në Siri.

Anan nuk dha detaje, por tha se do ta diskutojë këtë çështje edhe me opozitën e armatosur të vendit.

Komentet e tij, Anan i bëri para gazetarëve në kryeqytetin sirian pas një takimi dy-orësh me Asadin.

Anan është arkitekt i një plani për paqe, ndërsa në intervistën e fundit dhënë mediave ndërkombëtare ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare ka qenë e paaftë ta gjejë një zgjidhje politike për t’i ndalur përleshjet e përgjakshme në Siri.
XS
SM
MD
LG