Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Siria e opozita “të detyrohen” për bisedime


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se qeveria dhe grupet opozitare në Siri duhet të “detyrohen” të zhvillojnë një dialog.

“Jam i bindur që duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të detyruar palët e përfshira në konfliktin në Siri që të gjejnë një zgjidhje paqësore e politike për të gjitha mosmarrëveshjet”, u shpreh Putin në një konferencë për media pas takimit me një varg diplomatësh rusë në ministrinë e jashtme në Moskë.

Këto komente ai i bëri në të njejtën kohë kur lideri i opozitës siriane, Mikel Kilo, u takua me ministrin e jashtëm rus.

Putin tha se dialogu, të cilin Rusia po e lehtëson, është “më i komplikuar dhe më i ndjeshëm” se sa një zgjidhje e armatosur për konfliktin.

Kilo, i cili udhëheq grupin opozitar Forumin Demokratik tha se shpreson që Rusia të luajë një rol pozitiv në “gjetjen e një zgjidhje paqësore për krizën”.

Anëtarët e një grupi tjetër opozitar, Këshillit Kombëtar të Sirisë, pritet të qëndrojnë të mërkurën për bisedime në Moskë.

Rusia është aleatja e mbrojtësja më e rëndësishme e Sirisë dhe furnizuesja më e madhe me armë.

Rusët kanë bllokuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në marrjen e ndonjë qëndrim të prerë dhe ndëshkues kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad.
XS
SM
MD
LG