Ndërlidhjet

Abaz lejon marrjen e provave shtesë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Autoriteti palestinez, Mahmud Abaz, u dha ekspertëve zviceranë aprovimin për të marrë mostra të trupit të Jaser Arafatit dhe për t’i përdorur ato në testet e mëtejmë me qëllim vërtetimin e një helmimi eventual të ish-liderit të palestinezëve.

Një hetim i televizionit Al Jazeera vuri në pah ekzistimin e një niveli të lartë të substancës radioaktive polonium në disa nga gjërat e Arafatit.

Ndihmësi i Abazit, Saib Erakat, ka urdhëruar këshilltarët e tij të komunikojnë me ekspertët në institutin zviceran.

Sasi të mëdha të helmit polonium ishin përdorur për ta vrarë ish-spiunin rus i, Aleksandër Litvinenko, i cili vdiq më 2006 në Londër.

Arafat vdiq në vitin 2004 në moshën 74 vjeçare.
XS
SM
MD
LG