Ndërlidhjet

AKK e do kreun e PTK-së para gjyqit


Pamje të Prishtinës
Pamje të Prishtinës
Agjencia kundër korrupsionit paralajmëroi se do ta procedojë në gjykatën për kundërvajtje rastin e drejtorit të Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Ejup Qerimi, “pasi që ai gjendet në konflikt të interesit, duke mbajtur dy poste publike: në njërën anë postin e drejtorit Ekzekutiv të PTK-së dhe në anën tjetër postin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Trustit Pensional të Kosovës”.

“Qysh në fillim të hapjes së këtij rasti, zyrtari i lartë Qerimi ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Agjencinë për ta zgjidhur situatën e konfliktit të interesit, por përkundër paralajmërimit të AKK-së dhe afatit të dhënë për të heq dorë nga njëri funksion, ai edhe më tutje vazhdon ta ushtrojë njëkohësisht dy funksionet e lartë përmendura”, thuhet në një njoftim për media të agjencisë.

AKK citon ligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (nr.04/L-051, neni 16 pika 1) për të konkluduar se ligji në fjalë “pozitat e tilla i konsideron të papajtueshme dhe paraqesin konflikt interesi”.
XS
SM
MD
LG