Ndërlidhjet

Thaçi i liron nga detyra Bukoshin e Haraçinë


Pamje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës, arkiv

Pamje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës, arkiv

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Financave, Astrit Haraçia deri në përfundimin e procesit gjyqësor, thuhet në një njoftim të Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrit.

"Zëvendëskryeministri Bukoshi dhe zëvendësministri Haraçia këtë akt e kanë bërë për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre dhe me qëllim të krijimit të hapësirës për organet e drejtësisë për të kryer misionin e tyre", theksohet në komunikatë.

Në njoftim thuhet se Bukoshi dhe Haraçia kanë theksuar se "do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë dhe se janë të bindur në pafajësinë e tyre".

Po ashtu, ata kanë potencuar se si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të mbesin partnerë koalicioni në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Thaçi nga sot i liron ata nga detyrat që i kanë ushtruar deri më tani, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG