Ndërlidhjet

Franca shqyrton sërish ligjin mbi gjenocidin armen


Armenët në tubim falenderues për Francën, Jerevan, janar, 2012

Armenët në tubim falenderues për Francën, Jerevan, janar, 2012

Franca ka në plan të votojë një projekt-ligj të ri që do të kriminalizonte mohimin se vrasjet masive të armenëve nga turqit osmanë në vitet 1915-16 ishin akte gjenocidi.

Lajmi u bë i ditur nga një grup lobues armen.

Presidenti francez, Fransua Holland tha më 7 korrik, se do të mbështesë një përpjekje tjetër për të kaluar një ligj të tillë.

Një projekt-ligj i ngjashëm u miratua në Asamblenë Kombëtare në dhjetor të 2011-ës, por gjykata kushtetuese e vendit e hodhi poshtë atë, pasi sipas saj, paraqiste shkelje të lirisë së fjalës.

Debati në Francë ka zemëruar Ankaranë, e cila pat pezulluar bashkëpunimin politik dhe ushtarak në shenjë hakmarrje për kalimin e projektligjit.
XS
SM
MD
LG