Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i djemve të Mubarakut


Ala dhe Gamal Mubarak, Kajro, gusht 2011

Ala dhe Gamal Mubarak, Kajro, gusht 2011

Një gjykatë egjiptiane shtyu seancat dëgjimore në një rast kundër bijve të Hosni Mubarakut deri me 8 shtator.

Shtatë persona të tjerë thuhet se përballen gjithashtu me akuzat për asistimin e Ala dhe Gamal Mubarakut në manipulimin e stoqeve të bankave lokale për të bërë përfitime joligjore.

Djemtë e Mubarakut u dënuan në muajin e kaluar për akuza të tjera-gjithashtu të ndërlidhura me korrupsionin.

Mubarak, 84 vjeçar, po vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi një gjykatë e shpalli fajtor rreth bashkëpunimit në vrasjen e protestuesve gjatë revoltave që çuan në dëbimin e tij nga pushteti.
XS
SM
MD
LG