Ndërlidhjet

logo-print

Në tetor del në treg Windows 8


Ilustrim

Ilustrim

Korporata Microsoft ka njoftuar se sistemi operativ Windows 8 do të jetë në dispozicion të konsumatorëve nga fund i i tetorit.

Njoftimi u bë në konferencën vjetore të gjigantit të programeve kompjuterike në Toronto.

Menaxheri i komunikimeve Brendon LeBlank tha se Windows 8 do të jetë në dispozicion në 109 gjuhë në 231 tregje në tërë botën.

Sistemi i ri i Microsoft-it do të mbështesë një gamë të gjerë të pajisjeve, duke përfshirë smartphon-ët dhe tabletat, sikurse dhe kompjuterët e laptopët.

Versionet e reja të Windows-it zakonisht dalin në treg çdo tre vjet, por për këtë version është bërë bujë më e madhe.
XS
SM
MD
LG