Ndërlidhjet

Angli: Tre persona akuzohen për terrorizëm


Policë anglezë
Policë anglezë
Policia tha se tre persona nga Anglia qendrore janë akuzuar për vepra terroriste pas një serie bastisjesh që ndodhën javën e kaluar.

Policia e Uest Midlands tha se të tre personat akuzohen se janë “angazhuar në kryerjen e përgatitjeve për një akt ose akte të terrorizmit, me qëllim që edhe t’i kryejnë aktet e tilla”.

Meshkujt u arrestuan, pasi që në një makinë të konfiskuar u gjetën revole dhe armë të tjera gjë që çoi në arrestimin e shoferit dhe dy të dyshuarve të tjerë.

Të arrestuarit, Xheuel Udin 26 vjeç, Omar Mohamed Khan 27 dhe Muhamed Hasin, 23 vjeç do të paraqiten para një gjykatre të martën.

Të gjithë janë nga Birmingemi i Anglisë qendrore.

Gjatë javës së kaluar, 14 persona janë arrestuar nën dyshimin për aktivitet terrorist.

Policia thotë se asnjë nga këto raste nuk lidhen me ndonjë komplot kundër Olimpiadës së ardhshme në Londër.
XS
SM
MD
LG