Ndërlidhjet

Bërns viziton Lindjen e Mesme


Nënsekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns

Nënsekretari amerikan i Shtetit Uilliam Bërns pritet të udhëtojë për në Izrael dhe në Bregun Perëndimor këtë javë, si pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme, që gjithashtu përfshin ndalesa në Egjipt dhe Jemen.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Patrik Ventrell u tha gazetarëve në Uashington se Bërns do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abas dhe kryeministrin Salam Fajad, si dhe me zyrtarë të lartë izraelitë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton pritet ta vizitojë Izraelin më 16 dhe 17 korrik.

Nuk u bë e qartë nëse ajo do të udhëtojë në territoret palestineze.

Zonja Klinton tha se ajo ka zhvilluar bisedime të “sinqerta dhe produktive” me Abasin në Paris të premten, derisa të gjitha palët po kërkojnë një mënyrë për të filluar bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG