Ndërlidhjet

Marsh kundër rrugëve furnizuese të NATO-s


Protesta në Pakistan
Protesta në Pakistan
Mijëra pakistanezë islamikë janë mbledhur të hënën në Islamabad për të protestuar kundër rihapjes së rrugëve të furnizimit të NATO-s në Afganistan.

Rreth 15 mijë protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Pakistanit pas një “marshimi të gjatë” ku brohoritën sllogane kundër SHBA-ve dhe valëvitën pano të Këshillit Pakistanez të Mbrojtjes, një koalicion që organizoi marshin protestues nga qyteti lindor i Lahores.

Këshilli është një aleancë e partive politike dhe organizatave fetare që bëjën fushatë për shkëputjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Indinë.

Qeveria e Pakistanit u pajtua që të rihapë rrugët tokësore të furnizimit të NATO-s javën e kaluar pas një bllokade shtatë muajshe, të shkaktuar nga një sulm ajror i NATO-s në një postë-bllok kufitar, që vrau 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG