Ndërlidhjet

Vazhdon ngërçi politik në Egjipt


Egjipt

Egjipt

Në Egjipt po vazhdon ngërçi politik pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila la në fuqi vendimin e saj për shpërndarjen e parlamentit të dominuar nga islamikët.

Në kundërshtim të aktvendimit, kryetari i parlamentit ka urdhëruar ligjvënësit që të kthehen në dhomën e ulët tëparlamentit sot (rreth orës 14 me kohën evropiane) ndërsa Vëllazëria Myslimane iu ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të mblidhen në një “marsh një milionësh” në mbështetje të dekretit të presidentit të ri Mohamed Morsi, me të cilin u urdhërua kthimi i ligjvënësve në punë.

Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, që ka qeverisur vendin që nga rrëzimi i regjimit të Mubarakut në vitin e kaluar, të hënën përsëriti mbështetjen e tij për vendimin e Gjykatës së Lartë, duke theksuar në një deklaratë rëndësinë e "Kushtetutës në dritë të zhvillimeve të fundit.”
XS
SM
MD
LG