Ndërlidhjet

Lubanga dënohet me 14 vjet burg


Tomas Lubanga

Tomas Lubanga

Komandanti kongolez i luftës Tomas Lubanga Dailo është bërë personi i parë që dënohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Gjyqtarët në gjykatën në Hagë të martën e dënuan atë me 14 vjet burg për rekrutimin e ushtarëve fëmijë.

Lubanga, 51 vjeçar u shpall fajtor në muajin mars për krime lufte - në mënyrë specifike, për rekrutimin e ushtarëve, edhe 11 vjeç, për ushtrinë e tij rebele në Republikën Demokratike të Kongos në vitet 2002-2003, duke i detyruar ata që të luftojnë dhe të kryejnë krime.

Ky ishte vendimi i parë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një dekadë pas themelimit të saj.

Gjatë gjyqit, prokurorët paraqitën dëshmi që treguan se si vajzat e reja kanë shërbyer si skllave seksi, ndërsa djemtë janë trajnuar për të luftuar.

Rreth 60 mijë njerëz u vranë në Kongo në një luftë që zgjati pesë vjet.
XS
SM
MD
LG