Ndërlidhjet

Klinton kërkon zgjidhje paqësore në Egjipt


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i ka kërkuar presidentit islamik të Egjipti dhe ushtrisë së fuqishme të vendit, që të zgjidhin dallimet për të mirën e popullit të Egjiptit.

Klinton tha se dështimi në zgjidhjen e konfliktit të luftës për pushtet mund të rrezikojë që tranzicioni demokratik të dale nga binarët.

Klinton, që i bëri këto komente gjatë një vizite në Vietnam, refuzoi që të mbajë anë në këtë mosmarrëveshje, por citoi atë që e përshkruajti si progres i Egjiptit në mbajtjen e zgjedhjeve konkurruese me Mohamed Morsin si presidenti i parë që zgjidhet nga populli në historinë e Egjiptit.

Por, Klinton theksoi se duhet bërë më shumë për të siguruar tranzicionin demokratik në Egjipt, shtet ky që merr miliarda dollarë ndihmë nga SHBA.

Në luftën egjiptiane për pushtet, presidenti ka urdhëruar rimbledhjen e parlamntit të dominuar nga islamikët, një lëvizje kjo e kundërshtuar nga ushtarakët.
XS
SM
MD
LG