Ndërlidhjet

logo-print
Human Rights Watch thotë se sulmet ksenofobike ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, janë në rritje në Greqi, ku banorët po luftojnë kundër masave të ashpra të kursimit dhe vendi po përpiqet t'i shpëtojë krizës së borxhit.

Në një raport të lëshuar të martën, grupi tha se vështirësitë ekonomike dhe krimi kanë nxitur rritjen e bandave greke dhe grupeve ekstreme të djathta, përfshirë këtu “Agimin e Artë”, që është zotuar se do ta pastrojë Greqinë nga emigrantët e paligjshëm, ndërsa në muajin e kaluar ia doli që të fitojë 18 ulëse në parlament.

Raporti dokumenton përvojat e 59 njerëzve të cilët janë përballur me incidente ksenofobike që kur u intensifikua kriza greke në vitin 2009.

Shumica e incidenteve përfshin rrahjet e emigrantëve dhe azilkërkërkuesve.
XS
SM
MD
LG