Ndërlidhjet

Rasmusen kryeson vizitën e Këshillit të NATO-s në Kosovë


Anders Fog Rasmusen

Anders Fog Rasmusen

Këshilli Veri-Atlantik i NATO-s, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen, do të vizitojë forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë të mërkurën.

Sipas një njoftimi nga Zyra për Informim e KFOR-it, thuhet se në delegacion, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të BE-së.

Gjatë vizitës, delegacioni, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen, do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Drevs dhe me përfaqësuesit kryesorë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Delegacioni, po ashtu, do të zhvillojë takime me kryeministrin, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin, Sllobodan Petroviq.

Këshilli Veri-Atlantik është organi primar në vendimmarrjen politike brenda NATO-s, i cili përbëhet nga 28 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen.

Ai i sjell së bashku përfaqësuesit e lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështje të politikave apo ato operacionale, të cilat kërkojnë vendime kolektive.
XS
SM
MD
LG