Ndërlidhjet

logo-print

Romni tejkalon Obamën në mbledhjen e fondeve

  • RFE /RL

Barak Obama dhe Mit Romni

Barak Obama dhe Mit Romni

Kandidati republikan për president Mit Romni ka ngritur fondin për fushatë në vlerë prej 106 milionë dollarësh, duke e tejkaluar presidentin Barak Obama, i cili ka arritur të mbledhë 71 milionë dollarë.

Kjo shumë, e paraqitur nga përfaqësues të fushatës së Romnit, është më e mira në fushatën presidenciale në vitin 2012.

Obama ka marrë donacione nga 706 mijë individë, në qershor, duke përfshirë 181 mijë persona që dhuruan për herë të parë, ndërsa Romni ka marrë fonde nga rreth 570 mijë.

Shifrat e qershorit janë të rëndësishme për Romnin, pjesërisht sepse tregojnë një rritje dramatike të donacioneve që kanë ardhur nga klasa e mesme.

Romni ka marrë më shumë se 536 mijë donacione në vlerë prej më pak se 250 dollarë në muajin e kaluar, krahasuar me 297 mijë donacione nën 250 dollarë që mori në muajin maj.(a.i.)
XS
SM
MD
LG