Ndërlidhjet

Rusia ratifikon dokumentin drejt OBT-së


Logoja e Organizatës Botërore për Tregti
Logoja e Organizatës Botërore për Tregti
Duma shtetërore në Rusi ratifikoi një marrëveshje duke i hapur rrugën anëtarësimit të vendit në Organizatën Botërore për Tregti.

Marrëveshja u miratua me 238 vota në favor të saj, 208 kundër dhe një abstenimi.

Partia qeverisëse Rusia e Bashkuar votoi unanimisht në mbështetje të marrëveshjes, përderisa në mesin e tri partive të tjera pat deputetë që ishin kundër saj.

Javën e kaluar, një grup deputetësh i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të vendos nëse marrëveshja është në përputhje me kushtetutën-gjë që u pohua nga gjykata.

OBT-ja aprovoi, në dhjetorin e vitit të kaluar, anëtarësimin e Rusisë në këtë mekanizëm pas negociatave 18 vjeçare.

Anëtarësimi zyrtar i Rusisë në OBT do të bëhet 30 ditë pas informimit të organizatës për miratimin e marrëveshjes nga legjislativi vendor.

Tani, Moska zyrtare hyn në një periudhë trivjeçare gjatë së cilës duhet të liberalizojë tregjet në përputhje me rregullat e OBT-së.
XS
SM
MD
LG