Ndërlidhjet

Gruaja e Arafatit kërkon hetim në Francë


Varri i ish-autoritetit palestinez, Jaser Arafat

Varri i ish-autoritetit palestinez, Jaser Arafat

Avokati i gruas së ish-autoritetit palestinez, Jaser Arafat, tha se ajo do të paraqes një ankesë në Francë për të kërkuar një hetim lidhur me vdekjen e Arafatit në vitin 2004 në një spital francez.

Paralajmërimi i Suha Arafatit vjen pasi autoritetet palestineze aprovuan kërkesën për të ekshumuar trupin e Arafatit për të parë se a ishte helmuar para vdejes së tij.

Veprimi erdhi pas një raporti të publikuar në televizionin Al Jazeera ku flitet për gjetjen e një sasie të lartë të helmit polonium në gjësendet e Arafatit.

Një laborator në Zvicër gjeti një nivel të lartë të këtij helmi, nga i cili pësoi edhe ish-spiuni rus më 2006 në Londër, Aleksandër Litvinenko.

Pas vdekjes së Arafatit, mjekët francezë patën thënë se arsye e vdekjes ka qenë një sulm masiv dhe i ashtuquajturi “koagulimi i shpërndarë intravaskular”, por nuk kishin saktësuar shkaktarin e këtyre sulmeve.
XS
SM
MD
LG