Ndërlidhjet

Pranon fajin në shkëmbim të heqjes së akuzave


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Një mysliman amerikan e deklaroi pranoi fajin në dy akuza lidhur me një komplot me qëllim përdorimin e aeroplanëve me eksploziv për të sulmuar Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara.

Sipas një marrëveshjeje të arritur në javën e kaluar dhe të publikuar të martën, Rezvan Ferdaus, 26 vjeçar ka pranuar fajin për synimin e dëmtimit të ndërtesës federale dhe për synimin e sigurimit të materialeve mbështetëse për terroristët në shkëmbim të lirimit nga akuzat e tjera kundër tij.

Si pjesë e marrëveshjes, ai ka pranuar një dënim prej 17 vjetësh me burg, pasuar nga lirimi me kusht prej 10 vitesh.

Ferdaus ishte zënë në vitin 2011 në kuadër të një operacioni në kohën kur po tentonte të blejë kemikalie dhe armë nga agjentët sekret të FBI.
XS
SM
MD
LG