Ndërlidhjet

Srebrenicë: Përkujtohet 17 vjetori i masakrës


Arkivolet e përgatitura për varrimin e mbetjeve të viktimave të gjetura së fundit në qendrën përkujtuese në Potoçari

Arkivolet e përgatitura për varrimin e mbetjeve të viktimave të gjetura së fundit në qendrën përkujtuese në Potoçari

Mijëra njerëz tubohen sot në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës, për ta shënuar 17 vjetorin e masakrës së vitit 1995, në të cilën u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë nga forcat serbe.

Poashtu, sot, pritet varrimi i mbetjeve të trupave të pajetë të afro 500 viktimave, që janë identifikuar së fundit.

Këto mbetje të viktimave ishin gjetur në varrezat masive dhe janë identifikuar nëpërmjet analizës ADN.

Ata do të varrosen në vendin ku tashmë janë varret e afro 5 mijë viktimave të Srebrenicës.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka përkujtuar këtë ngjarje duke thënë se Srebrenica “përgjithmonë do të jetë e ndërlidhur me disa nga aktet më të errëta në shekulin e 20-të”, ndërsa masakrën e ka cilësuar si “akt të paparë të gjenocidit, që e ka shokuar botën”.

Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara “qëndrojnë me popullin e Bosnjë Hercegovinës”.
XS
SM
MD
LG