Ndërlidhjet

Egjipt: Gjykata Kushtetuese e refuzon dekretin e presidentit


Muhamad Morsi
Muhamad Morsi
Gjykata Kushtetuese e Egjiptit e ka hedhur poshtë një dekret nga presidenti i ri, Muhamad Morsi, me të cilin kishte urdhëruar që parlamenti i shpërndarë të tubohej përsëri.

Pas këtij dekreti, ligjvënësit, ishin tubuar përsëri në Parlament në kryeqytetin Kajro.

Aktualisht, Gjykata Supreme, presidenti dhe Këshilli Suprem i forcave të armatosura, janë në situatë të paqartë lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG