Ndërlidhjet

Tajlandë: Amerikani lirohet nga burgu


Pamje nga Tajlanda

Pamje nga Tajlanda

Shtetasi amerikan, Xhoe Gordon, që ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burgim në Taljandë, për përkthimin e biografisë së mbretit të këtij vendi, akt ky që është i ndaluar në këtë vend, është liruar nga amnistia mbretërore.

Zoti Gordon ishte dënuar në dhjetor të vitit të kaluar, për përkthimin e pjesëve nga libri “Mbreti i Ri Kurrë Nuk Qeshet”, nga gjuha angleze në atë tajlandeze.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Tajlandë, Uolter Braunholer, tha se Gordon është liruar mbrëmë vonë.

Mbreti i Tajlandës, Bhumibol Adulyadej, mbreti me sundimin më të gjatë në botë, është i nderuar në vendin e tij dhe në masë të madhe shihet si forcë stabilizuese.

Por, ligjet mbretërore tajlandeze janë më të ashprat në botë.

Nuk është dhënë ndonjë arsye për amnistimin e amerikanit Gordon, por zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kishin kërkuar nga autoritetet e Tajlandës që ta lirojnë shtetasin amerikan, Xhoe Gordon, i lindur në Tajlandë, prej se ai së pari ishte burgosur në maj të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG