Ndërlidhjet

Spanjë: Kryeministri i paraqiti masat e reja të kursimit


Kryeministri i Spanjës Mariano Rahoj

Kryeministri i Spanjës Mariano Rahoj

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoj, sot i ka paraqitur masat e reja të kursimit, për të cilat thotë se mund t’i shpëtojnë 65 miliardë euro, gjatë disa viteve të ardhshme.

Ndër këto masa të reja, përfshihet vlera e taksës së shtuar prej 18 në 21%, heqja e bonuseve për shërbyesit civilë për Krishtlindje, i ka eliminuar disa reduktime të taksave dhe i ka reduktuar disa benefite të atyre që janë pa punë.

Masat e kursimeve janë kërkuar si pjesë e marrëveshjes, sipas së cilës 16 vende të tjera në eurozonë do t’i japin Spanjës deri në 100 miliardë euro, për t’i shpëtuar bankat e Spanjës të ngarguara me borxhe.
XS
SM
MD
LG