Ndërlidhjet

logo-print

Mblidhet Komiteti Drejtues për liberalizim të vizave


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Integrimit Europian organizoi të mërkurën në Prishtinë mbajtjen e takimi të parë të Komitetit Drejtues për liberalizim të vizave.

Aty u prezantuan strukturat koordinuese të procesit të liberalizimit të vizave, planifikimi për përgatitjen e raportit të gatishmërisë i cili duhet të dorëzohet tek autoritetet e Komisionit Evropian me 1 Shtator 2012, si dhe përgatitja e planit të veprimit për implementimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Sipas një komunikate për media, thuhet se procesi i liberalizimit të vizave tashmë ka filluar të konkretizohet dhe më 16 Korrik pritet të funksionalizohet edhe Grupi Punues për Liberalizimin e Vizave si dhe është finalizuar metodologjia e punës në procesin e raportimit për përgatitjen e raportit të gatishmërisë.

Qeveria e Kosoves tashmë është në fazën e përfundimit të analizës për veprimet të cilat pritet të përfundohen nga institucionet e Kosovës deri në dhjetor 2012 dhe se progresi në këtë drejtim siguron që procesi i liberalizimit të vizave të marr dinamikë të përshpejtuar në përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi.
XS
SM
MD
LG