Ndërlidhjet

Libi: 54 njerëz vdesin në përpjekje për të arritur në Itali


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se 54 njerëz kanë vdekur duke u përpjekur ta kalojnë me një anije Mesdheun nga Libia në Itali.

Organizata e OKB-së për refugjatë, UNHCR, tha se vetëm një person, një eritrean, i mbijetoi përvojës së hidhur 15-ditore, që ndodhi pasi 55 pasagjerë u nisën nga Libia në fund të qershorit.

I mbijetuari u shpëtua në brigjet tuniziane të hënën në mbrëmje, dhe është duke u trajtuar për dehidratim dhe ekspozim të diellit.

Raportet thonë se i mbijetuari iu tha zyrtarëve të UNHCR-së se pjesa tjetër e udhëtarëve ka vdekur nga dehidratimi, pasi nuk kishin ujë të pirjes.

UNHCR thotë se më shumë se 2 mijë e 300 njerëz nga Libia, ku kryengritësit rrëzuan diktatorin Muamer Gadafi në vitin e kaluar, kanë mbërritur në Itali dhe Maltë me anije në këtë vit, ndërsa rreth 170 kanë vdekur që nga janari në përpjekje për të kaluar në Evropë.
XS
SM
MD
LG