Ndërlidhjet

logo-print

OSBE publikon raportin për institucionet e pavarura në Kosovë


Logo e OSBE-se

Logo e OSBE-se


Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të sillet si dado ndaj institucioneve të Pavarura të Kosovës, ka thënë Avokati i Popullit, Sami Kurteshi në një konferencë në të cilën Misioni i OSBE-së ka publikuar raportin lidhur me punën e këtyre institucioneve.

Institucionet e pavarura po ballafaqohen me sfidadhe probleme që më së shumti hasen në marrëdhëniet me qeverinë, legjislativin egjyqësorin, thuhet në raportin e OSBE-së, rreth funksionimit të këtyre dhe raportet e tyre me Kuvendin e Kosovës.

Shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Verner Almhofer deklaroi se kanë për qëllim t’i adresojnë sfidat dhe vështirësitë metë cilat përballën institucionet e pavarura, të cilat janë identifikuar nëraportin e tyre. Po ashtu, ai tha se është me rëndësi të mbahet stafi profesional dhe në fund e kemi edhe çështjen e harmonizimit tëinformative që përfshihen në raportet që dorëzohen në Kuvendin e Kosovës.

Në raport thuhet se ekzistojnë dy lloje të institucioneve të pavarura, ato që mbikëqyrin respektimin nga ana e qeverisë të standardeve të qeverisjes së mirë si dhe agjenscionet dhe rregullatorët që kryejnë funksione rregullatore, licensuese dhe kuazi – gjyqësore.
XS
SM
MD
LG