Ndërlidhjet

Jeremiq: Kosova në OKB, vetëm përmes trupit tim të vdekur


Vuk Jeremiq

Vuk Jeremiq

Ministri në largim i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq ka deklaruar se kërkesa eventuale e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës sa ai e kryeson Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të ishte “akti i pamenduar provokimi” që nuk ka kurrfarë shansesh të ketë sukses.

“Derisa Serbia e kryeson Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e kjo zgjat një vit, një gjë e tillë do të mund të ndodhte vetëm mbi trupin tim të vdekur”, tha Jeremiq, pas një takimi me shefin e diplomacisë qipriote, Erato Kozaku Markulis.

Ai ka thënë se kjo nuk do të ndodhë, por në çdo rast, vendimin për këtë sipas tij e sjell Këshilli i Sigurimit, në të cilin dy anëtare Rusia e Kina, me të drejtë vetoje kanë qëndrim të qartë ndaj Kosovës.

Në qershor, Jeremiq është zgjedhur president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG