Ndërlidhjet

Peticion serb për prishjen e marrëveshjeve


Veriu i Mitrovicës
Veriu i Mitrovicës
Përfaqësues të disa shoqatave serbe në Kosovë kanë deklaruar se do të nisin mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion përmes të cilit do të kërkojnë prishjen e të gjitha marrëveshjeve mbi Kosovën, të arritura në bisedimet mes Beogradit e Prishtinës në Bruksel.

Përfaqësuesit e shoqatave “Solidariteti serbo-slloven, “Atdheu” dhe “Serbia e Vjetër”kanë njoftuar në një konferencë për gazetarë në veri të Mitrovicës se nënshkrimi do të fillojë të enjten.

Përmes peticionit thuhet se do t’i kërkohet presidentit të Serbisë, qeverisë e Kuvendit që të prishë të gjitha marrëveshjet, meqë sipas tyre, përmes tyre shuhen institucionet serbe ne Kosovë.

Në bisedimet e zhvilluara mes Kosovës e Serbisë në Bruksel janë arritur shtatë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG