Ndërlidhjet

Rusia nuk shkëput kontratat për armët me Sirinë


Luftanije ruse

Luftanije ruse

Një zyrtar rus i armëve tha se Moska do të përmbushë kontratën për t’i ofruar sisteme të mbrojtjes ajrore Sirisë - pavarësisht presionit në rritje të Perëndimit për të ndaluar eksporte të tilla.

Viaçeslav Zhirkaln, një zyrtar i lartë i eksportit të armëve, tha të mërkurën se dërgesat në pritje për Sirinë janë të lidhura me kontratat e “vjetra”, të nënshkruara para vitit 2008.

Ai tha Moska nuk ka plane për të nënshkruar kontrata të armëve të reja me Damaskun.

Muajin e kaluar, Rusia u përpoq që të dërgojë me një anije mallrash në Siri tre helikopterë të riparuar për forcat siriane.

Por, anija nuk arriti ta bëjë shpërndarjen pasi misioni u ekspozua nga Uashingtoni.

Të martën, 11 luftanije ruse lanë portet e tyre dhe u drejtuan për në stërvitjet ushtarake mesdhetare, ku përfshihen edhe ndalesa në portin sirian të Tartusit, ku Moska e ka një bazë detare.
XS
SM
MD
LG