Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: S'ka ndarje e as autonomi për veriun


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

S’ka ndarje, statuse speciale e as autonomi për pjesë të vendit, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë.

Ai ka thënë se çështja e veriut është diskutuar në takimin e së mërkruës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Andres Fog Rasmusen dhe këshillin e NATO-s.

“Qëndrimi i të gjitha institucioneve të Kosovës është dhe do të mbetet i pandryshuar. Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë statuse speciale, nuk do të ketë statuse të veçanta dhe as autonomi për pjesë të veçanta të vendit tonë. Do të jetë një Kosovë e integruar dhe në të cilën të gjithçka komunitetet do të zhvillojnë lirshëm të drejtat e tyre dhe identitetin e et”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Në njoftimin qeveritar thuhet se temë e takimit me zyrtarët e NATO-s ka qenë edhe e ardhmja e FSK-së.

Kryeministri ka theksuar se pavarësia e plotë edhe nënkupton edhe përgjegjësi të plota të institucioneve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG