Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin ndaj Matoshit


Halil Matoshi
Halil Matoshi
Qeveria e Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Halil Matoshi dhe "konsideron se ky është një akt i drejtuar kundër vlerave të demokracisë, lirive të njeriut dhe shprehjes së lirë".

"Aktet e këtilla do ta kenë përballjen e vendosur të institucioneve të qeverisjes së Republikës së Kosovës dhe të krejt shoqërisë, në vendin tonë", thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

"Dëshirojmë të ritheksojmë përcaktimin e qartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në vlerësimin që, liria e shprehjes dhe e mendimit përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë dhe shtetit që po e ndërtojmë. Andaj edhe veprimet kundër lirisë së shprehjes dhe mendimit nuk do të tolerohen asnjëherë", thuhet në deklaratë.

"Kërkojmë veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve të drejtësisë për kapjen e akterëve të këtij sulmi dhe vendosjen e tyre para drejtësisë", thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG