Ndërlidhjet

logo-print

Ambasadori sirian në Irak i kthen shpinën Asadit?


Damask

Damask

Ambasadori i Sirisë në Irak, siç raportojnë burimet sirianë të opozitës, ka braktisur shërbimin në shenjë proteste ndaj aksioneve shtypëse të presidentit Bashar al-Asad kundër revoltës 16-mujore.

Nëse konfirmohet, Navaf el-Tarifat, do të jetë i dërguari i parë sirian që braktis regjimin.

Muhamed Sermini, nga grupi kryesor opozitar në ekzil, Këshilli Kombëtar Sirian, citohet të ketë thënë se ky është vetëm fillimi i një serie të dezertimeve të diplomatëve.

Burime qeveritare irakiane kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se ata nuk kanë informacion mbi këtë lëvizje.

Javën e kaluar një gjeneral i lartë sirian i Gardës Republikane, Manaf Tlass, ka ikur nga Siria.
XS
SM
MD
LG