Ndërlidhjet

Shqipëri: Mbyllet reforma zgjedhore


Parlamenti shqiptar
Parlamenti shqiptar
Në limitet e skadimit të afatit të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën elektorale, mazhoranca dhe opozita në Shqipëri kanë arritur konsensusin për një ndër reformat më të rëndësishme për vendin, njofton Balkanweb.

Mësohet se palët kanë rënë dakord për disa nga çështjet të cilat mbanin të bllokuar përmbylljen e Reformës Zgjedhore, siç janë riformatimi i KQZ-së, ankimimi dhe teknologjia e numërimit.

Për sa i përket çështjes së KQZ-së, duket se mazhoranca ka pranuar kërkesën e PS-së për riformatimin e plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjë që pritet të bëhet në muajin shtator, pas përfundimit të mandatit të komisionit aktual.

12 korriku ishte përcaktuar si afati zyrtar i mandatit të punës së komisionit të Reformës Zgjedhore, i caktuar nga Kuvendi.
XS
SM
MD
LG