Ndërlidhjet

Pro dhe kundër rolit të Iranit në krizën siriane


Pamje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Pamje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Emisari ndërkombëtar, Kofi Anan, tha të mërkurën se Irani dhe Iraku mbështesin planin për një tranzicion politik të udhëhequr nga Siria në Damask.

Komentet e tij për këtë çështje Anan i bëri në një konferencë për media pas raportimit në Këshillin e Sigurimit mbi udhëtimin në Siri, Iran dhe Irak.

Anan ka theksuar vazhdimisht nevojën e përfshirjes së Iranit në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje paqësore për krizën në Siri pavarësisht rolit të shteteve perëndimore.

Sidoqoftë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se roli i Iranit në Siri nuk ka qenë produktiv, ndërsa shfaqi interesimin e Uashingtonit rreth bashkëpunimit me shtetet që do të ishin më konstruktive.

Ambasadorja amerikane në OKB, Suzën Rajs, tha gjithashtu se Irani “është definitivisht pjesë e problemit në Siri” meqë “po mbështet dhe po ndihmon regjimin e Asadit”.
XS
SM
MD
LG