Ndërlidhjet

Irani s’i do sanksionet nëpër media


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ministri i kulturës në Iran, Mohamad Hoseini, u ka bërë thirrje mediave lokale që të shmangin raportimin mbi ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare, meqë kjo mund të dëmtonte interesin kombëtar të vendit.

Në komentet e publikuara në uebfaqen e qeverisë, Hoseini citohet të ketë thënë se shtrëngimi i sanksioneve kërkon “më shumë bashkëpunim ndërmjet mediave për të mos e dëmtuar shtetin”.

Deklarata e tij vë në pah përpjekjet e qeverisë për t’i kontrolluar informatat mbi rënien e mundshme ekonomike si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare mbi programin bërthamor të vendit.

Kërkesa e ministrit iranian pason hyrjen në fuqi të embargos evropiane mbi produktet e naftës së këtij vendi.

Mediat tradicionale dhe elektronike në këtë Iran, ndërkaq, monitorohen për së afërmi dhe cenzurohen në shumë raste.
XS
SM
MD
LG