Ndërlidhjet

Ponta: Qeveria ime do ta respektojë sundimin e ligjit


Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta
Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta
Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, siguroi Bashkimin Evropian se qeveria e tij do ta respektojë sundimin e ligjit.

Komenti i tij erdhi pas kritikave të mprehta mbi lëvizjet e Pontas në drejtim të suspendimit të presidentit, Trajan Bashesku, dhe frenimit të fuqisë së gjyqësisë së këtij shteti.

Pas një takimi me kreun e Parlamentit Evropian, Martin Shulc, Ponta tha se qeveria e tij do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi referendumin e ardhshëm rreth suspendimit.

Gjykata bëri të ditur të martën se është e nevojshme shumica e votuesve potencial për ta bërë të vlefshëm votimin më 29 korrik.

Qeveria e Pontas kishte nxjerrë një dekret emergjent për ta bërë të vlefshëm votimin pavarësisht pjesëmarrjes në të.

Shulc, ndërkaq, tha se ia ka bërë me dije Pontas se “ligjet e rëndësishme nuk do të duhej të ndryshoheshin përmes dekreteve emergjente”.

Komisionerja për drejtësi e BE-së, Vivien Riding, tërhoqi të mërkurën vërejtjen se sulmet mbi sistemin e drejtësisë do të mund ta vënin Rumaninë jashtë zonës Shengen.
XS
SM
MD
LG