Ndërlidhjet

FIFA konfirmon fajin e dy ish-krerëve të saj


Logo e FIFA-s
Logo e FIFA-s
Mekanizmi kryesor në futboll, FIFA, konfirmoi se ish-presidenti i saj, Xhoao Havellenxh, dhe ish-anëtari i komitetit ekzekutiv, Rikardo Teikseria, kanë marrë miliona dollarë ryshfet gjatë Kampionatit Botëror.

FIFA publikoi dosjen e një gjykate zvicerane që vë në pah se Teikseria ka marrë 13 milionë dollarë brenda periudhës 1992-1997 nga partneri për marketing i kampionatit ISL.

Dokumenti tregon gjithashtu se Havellenxh kishte marrë një shumë prej 1 milion dollarësh në vitin 1997, një vit para emërimit të Sep Bllaterit në postin e presidentit.

Rreth gamës së shkeljeve për marrje ryshfeti në marrëveshjet për marketing gjatë Kampionatit Botëror pat njoftuar një raport i prokurorisë zvicerane, por dokumenti kishte mbetur i bllokuar për publikun që nga qershori i vitit 2010.

FIFA publikoi atë disa orë pasi Gjykata Supreme e Zvicrës hodhi poshtë kërkesën e të akuzuarve për të mos marrë parasysh dosjen.
XS
SM
MD
LG