Ndërlidhjet

Kërcënojnë Sirinë me sanksione


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Fuqitë perëndimore hartuan një draft-rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do t’ia jepte presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, 10 ditë për të nisur zbatimin e planit për paqe të Kofi Ananit e në rast se nuk ndodh kjo, të përballet me sanksione.

Raportet thonë se teksti i mbështetur nga Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kërcënon me sanksione jo-ushtarake në rast se regjimi i Asadit nuk zbaton planin për amrëpushim të Ananit.

Rusia dhe Kina, që kanë të drejtën e Veto-s në Këshillin e Sigurimit, kanë refuzuar t’i mbështesin përpjekjet e deritashme për imponimin e sanksioneve.
XS
SM
MD
LG