Ndërlidhjet

Oslo shtrëngon masat anti-terrorizëm


Pamje e qeverisë pas shpërthimit të bombës së vendosur nga Brejvnik

Pamje e qeverisë pas shpërthimit të bombës së vendosur nga Brejvnik

Norvegjia pritet të shtrëngojë ligjet anti-terrorizëm, bëri të ditur një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë, duke thënë se vendimi është marrë pas mësimit që u nxorr nga sulmet e kryera në vitin e kaluar nga Anders Brejvnik, i cili pat vrarë 77 njerëz.

Agjencia e lajmeve DPA njofton se qeveria dëshiron ta lehtësojë dënimin e atyre që planifikojnë sulme terroriste dhe atyre që veprojnë të vetëm.

Brejvnik kishte planifikuar me vite të tëra sulmin e dyfishtë-vendosjen e një bombe në ndërtesën qeveritare dhe vrasjen e dhjetëra të rinjëve në një kamp veror.
XS
SM
MD
LG