Ndërlidhjet

Shtyhet sërish seanca për Timoshenkon


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, në spital
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, në spital
Gjykata e Lartë në Ukrainë shtyu, për të tretën herë më radhë, dëgjimin e ankesës së ish-kryeministres Julia Timoshenko rreth dënimit të saj me burg.

Gjykata në Kiev i dha të enjtën leje prokurorisë për një shtyrje të sërishme duke cituar nevojën për një vlerësim të ri mbi gjendjen shëndetësore të së akuzuares.

Seanca, rrjedhimisht, u shty për datën 16 gusht.

Timoshenko po trajtohet në spital për shkak të problemeve me shpinë dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në seancën e fundit.

Ajo po kryen tashmë dënimin me burg prej shtatë vitesh për shkak të keqpërdorimit të dëtyrës zyrtare lidhur me marrëveshjen e dikurshme për energji me një kompani ruse në kohën kur ishte kryeministre.

Në një rast tjetër, ajo akuzohet gjithashtu për shmangje nga tatimet.

Mbështetësit e Timoshenkos thonë se rastet kundër saj janë politikisht të motivuara; BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar burgimin e saj.
XS
SM
MD
LG