Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Ratko Mlladiqi në spital


Gratë myslimane e ndjekin transmetimin televiziv të ditës së parë të procesit kundër Ratko Mlladiqit, më 16 maj 2012

Gratë myslimane e ndjekin transmetimin televiziv të ditës së parë të procesit kundër Ratko Mlladiqit, më 16 maj 2012

Zyrtarët e Tribunalit të Hagës për krime të luftës për ish Jugosllavinë, thonë se ish komandanti ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiq, është dërguar në spital, pas ankesave se nuk ndjehet mirë.

Një zëdhënëse e Tribunalit tha sot se i akuzuari Mlladiq, është kontrolluar nga personeli mjekësor në gjykatë e pastaj është dërguar në spital “si masë parandaluese”.

Rrjedhimisht, seanca e sotme e procesit kundër Ratko Mlladiqit, i akuzuar për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, është shtyrë për më vonë gjatë ditës.

Ratko Mlladiqi, 70 vjeçar, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Ai më parë ishte ankuar për problemet e tij shëndetësore dhe raportohet se i kishte pësuar dy sulme në zemër gjatë 16 viteve të fshehjes nga drejtësia.

Ai është gjetur dhe arrestuar vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG