Ndërlidhjet

Gjeorgji: Autoritetet i konfiskojnë antenat satelitore


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Gjeorgji i kanë konfiskuar mijëra antena satelitore të importuara, të cilat rrjeti televiziv opozitar, Maestro TV, me seli në kryeqytetin Tbilisi, planifikonte për t’i shpërndarë për “çmim minimal”.

Kryeprokurori në Tbilisi tha se konfiskimi i sotëm i antenave ishte pjesë e hetimeve lidhur me dyshime për skemë të blerjes së votave për koalicionin opozitar, Ëndërra Gjeorgjiane, e udhëhequr nga Bidzina Ivanishvili.

Në muajin qershor Ivanishvili ishte dënuar nga një gjykatë në Tbilisi nën akuza për shkelje të ligjit zgjedhor.

Sipas gjykatës, Ivanishvili, i cili planifikon të garoj për president në vitin 2013, ishte përpjekur që ilegalisht të blente vota duke i shpërndarë falas antenat satelitore për banorët jashtë Tbilisit.

Prokurorët tash e akuzojnë rrjetin Maestro TV se operon sipas instruksioneve të një kompanie të ndërlidhur me Ivanishvilin, kur i ka importuar antenat satelitore.

Pronarët e rrjetit Maestro TV këto akuza i kanë vlerësuar si “absurde”.
XS
SM
MD
LG