Ndërlidhjet

OKB: Fuqitë perëndimore propozojnë ultimatum për Sirinë


Sulm me helikopter gjatë manovrave ushtarake në një lokacion të panjohur në Siri
Sulm me helikopter gjatë manovrave ushtarake në një lokacion të panjohur në Siri
Fuqitë perëndimore e kanë paraqitur një propozim rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, me të cilën presidentit Bashar al-Asad, do t’i jepeshin 10 ditë për fillimin e implementimit të planit paqësor, të mbështetur ndërkombëtarisht ose do të ballafaqohej me sanksione.

Raportohet se ky propozim-tekst, që mbështetet nga Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, kërcënon me sanksione joushtarake, nëse regjimi i Sirisë nuk e fillon implementimin e planit për armëpushim të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Rusia dhe Kina, që kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, kanë refuuzuar që t’i mbështesin përpjekjet e mëparshme për imponimin e sanksioneve.

Në një zhvillim tjetër, ambasadori i Sirisë në Irak, Navaf al-Fares, ka shpallur se tërhiqet nga qeveria dhe i bashkohet kryengritjes kundër regjimit të Asadit.

Në një video në Facebook ai tha se u është bashkuar “radhëve të revolucionit të popullit sirian”.
XS
SM
MD
LG