Ndërlidhjet

SHBA: Arrijnë ligjvënësit rusë lidhur me rastin Magnicki


Takim përkujtues për avokatin Sergei Magnicki në Moskë

Takim përkujtues për avokatin Sergei Magnicki në Moskë

Një delegacion i ligjvënësve të Rusisë gjatë kësaj jave gjendet në Uashington, për të argumentuar kundër imponimit të mundshëm të sanksioneve ndaj disa zyrtarëve rusë të implikuar në vdekjen e avokatit Sergei Magnicki.

Anëtarët e Këshillit të Federatës Ruse, Aleksej Çernishev, Vitali Malkin, Aleksandër Savenkov dhe Valeri Shnjakin, në një dosje të dërguar te senatorët e Shteteve të Bashkuara, thonë se hetimi parlamentar “preliminar” lidhur me rastin Magnicki është kompletuar.

Gjetjet tregojnë se Magnicki ishte kriminel dhe kanë hedhur dyshime në akuzat për torturë dhe fshehje zyrtare të rrethanave të vdekjes së tij.

Avokati Magnicki ka vdekur në burg në vitin 2009, pasi i kishte implikuar zyrtarët rusë në një skemë të mashtrimit së qeverisë.

Legjislacioni në pritje në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, parasheh sanksionimin e zyrtarëve të ndërlidhur me vdekjen e Magnickit.

Ligjvënësit rusë më vonë u thanë reporterëve në një konferencë për shtyp se masat mund të ndikojnë negativisht në raportet e dyanshme për “dekada”.
XS
SM
MD
LG