Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Nëntë të vdekur nga orteku i borës


Ilustrim

Ilustrim

Nga një ortek i borës në Alpet e Francës sot kanë humbur jetën së paku nëntë alpinistë.

Zyrtarët thanë se katër alpinistë të tjerë, që mendohet se janë dy britanikë dhe dy spanjollë, ende konsiderohen të zhdukur.

Aktualisht 15 të tjerë gjenden në një spital të afërt për shkak të lëndimeve të lehta.

Kërkimi për alpinistët e zhdukur po vazhdon në lartësinë malore prej 4 mijë metrash.

Ky incident paraqet fatkeqësinë më të madhe në rajon, prej gushtit të vitit 2008, kur në Mont Blank humbën jetën tetë alpinistë.
XS
SM
MD
LG