Ndërlidhjet

OSBE: Dënohet sulmi ndaj gazetarit Halil Matoshi


Përfaqësuesja për lirinë e mediave e OSBE-së, Dunja Mijatoviq, sot e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Halil Matoshi, njoftoi Zyra e OSBE-së në Vjenë.

Matoshi ishte sulmuar në mbrëmje të 10 korrikut nga tre persona të paidentifikuar, kur po largohej nga një ngjarje kulturore në Prishtinë.

Matoshi ia doli të largohet dhe më vonë është trajtuar në spital.

Mëtutje në njoftimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), thuhet se Halil Matoshi është i njohur për raportimin e tij investigativ dhe kritikat ndaj politikanëve dhe zyrtarëve publikë.

“Ky sulm ka mund të jetë fatal për gazetarin. Unë jam e lumtur që Halil Matoshi, ia doli t’iu shmanget sulmuesve të tij”, tha Dunja Mijatoviq, dhe shtoi se “dhuna kundër gazetarëve është sulm kundër shprehjes së lirë dhe shoqërisë në tërësi dhe unë fuqishëm i dënoj të gjitha aktet e tilla”.
XS
SM
MD
LG