Ndërlidhjet

EULEKS: U arrestuan të dyshuarit për vrasje


Gjatë një operacioni të përbashkët të pjesëtarëve të EULEKS-it dhe policisë së Kosovës, në mëngjesin e sotëm, lidhur me rastin e vrasjes në lagjen Kroi i Vitakut, janë arrestuar disa persona.

Dy të dyshuar u arrestuan lidhur me incidentin e dhunshëm, që ndodhi në nëntor të vitit 2011 dhe që për pasojë kishte vrasjen e personit Savo Mojsiq.

Dy persona të tjerë u arrestuan për posedim të paautorizuar të armëve.

Gjatë operacionit u bastisën tri shëtpi dhe u konfiskuan dy pushtë automatike, një revole, një granatë dore dhe një sasi e municionit.

Bastisjet u kryen pa ndonjë incident, ka njoftuar EULEKS-i.

Të arrestuarit janë në mbajtje policore për 48 orë.

Rastin po e heton një ekip i përzier nga një prokuror i EULEKS-it dhe një prokuror vendës.(z.g.)
XS
SM
MD
LG